Presidentja s’falë asnjë të burgosur për Vit të Ri, pret 17 Shkurtin

Edhe pse shumë prej të burgosurve kosovarë, të cilët po i vuajnë dënimet nëpër burgjet e Kosovës për krimet që i kanë bërë, shpresojnë se për nderë të festës së Vitit të Ri do të mund të lirohen, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Lajme

25/12/2014 21:06

Kjo pasi që presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka vendosur që nuk do të falë asnjë të burgosur për Vitin e Ri.

Kështu ka thënë për Zërin zëdhënësi i saj, Arbër Vllahiu, i cili ka shtuar se të burgosurit duhet të presin deri më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë.

“Jo për Vitin e Ri, Presidentja nuk do të falë asnjë të burgosur, por për 17 shkurt, ashtu edhe siç ka ndodhë vitin e kaluar do të falen disa nga të burgosurit”, ka thënë Vllahiu.