Presidentja Osmani viziton Selinë e Shenjtë, e pritur në audiencë nga Papa Leo XIV

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një seri takimesh me autoritetet më të larta të Vatikanit. Gjatë vizitës, Presidentja Osmani dhe Zoti i Parë, Prindon Sadriu, pritet të takojnë Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, transmeton lajmi.net. Po ashtu, ajo do…

Lajme

12/12/2025 12:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku do të zhvillojë një seri takimesh me autoritetet më të larta të Vatikanit.

Gjatë vizitës, Presidentja Osmani dhe Zoti i Parë, Prindon Sadriu, pritet të takojnë Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, ajo do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Vizita përfshin gjithashtu një vizitë në Bazilikën e Shën Pjetrit, si dhe organizimin e një pritjeje të fundvitit në selinë e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Selisë së Shenjtë, diplomatë dhe personalitete të tjera.

Qëllimi i vizitës është thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, si dhe forcimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme diplomatike dhe kulturore./lajmi.net/