Presidentja Osmani takon sot përfaqësuesit e partive politike, diskutohet për datën e zgjedhjeve lokale
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i pres sot në takim përfaqësuesit e partive politike. Presidentja Osmani me përfaqësuesit e partive politike do të konsultohet për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale 2025. Kjo u bë e ditur për lajmi.net dje nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina. Ai tha se menjëherë pas…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i pres sot në takim përfaqësuesit e partive politike.
Presidentja Osmani me përfaqësuesit e partive politike do të konsultohet për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale 2025.
Kjo u bë e ditur për lajmi.net dje nga këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai tha se menjëherë pas konsultimeve, Osmani do të caktojë edhe datën e zgjedhjeve.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, deklaroi Kupina.
Mbetet të shihet se cila do të jetë data që Osmani do të vendosë për zgjedhjet lokale në vend./Lajmi.net/