Presidentja Osmani takon në Washington Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim në Departamentin e Shtetit në Washington D.C. me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan. Gjatë takimit, Osmani dhe Hanrahan ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net “Kosova është e gatshme ta…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim në Departamentin e Shtetit në Washington D.C. me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.
Gjatë takimit, Osmani dhe Hanrahan ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net
“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë,” u shpreh Presidentja Osmani pas takimit.
Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata me SHBA-të, duke theksuar se “Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara në vlera, në vizion dhe në veprim.”
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për forcimin e aleancave ndërkombëtare dhe rritjen e bashkëpunimit bilateral me partnerët strategjikë.
Komunikata e plotë:
Presidentja Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Washington D.C., Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.
Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim./lajmi.net/