Presidentja Osmani takon kongresistin, Torres: Mbështetja amerikane për Kosovën është e palëkundur
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të Torres në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe forcimin e partneritetit me SHBA-të, raporton lajmi.net “Gjithnjë kënaqësi të…

Lajme
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të Torres në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe forcimin e partneritetit me SHBA-të, raporton lajmi.net
“Gjithnjë kënaqësi të takohem me Kongresistin Ritchie Torres, kësaj radhe në New York. Mirënjohëse për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka shkruar Osmani.
Presidentja po qëndron në SHBA ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë amerikanë, duke theksuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe mbështetjen për Kosovën në arenën ndërkombëtare./Lajmi.net/