Presidentja Osmani takohet me kryetarin e KQZ-së, ia mban “zhagun” Kurtit: Serbia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet lokale

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diel në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi. Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbajtjes së një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet…

Lajme

09/10/2025 18:38

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diel në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e mbajtjes së një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, si bazë e funksionimit demokratik dhe e forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, transmeton lajmi.net.

Ajo shprehu shqetësim të veçantë lidhur me ndërhyrjet e vazhdueshme nga Serbia në procesin zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se këto përpjekje shfaqen përmes blerjes së votës, presionit ndaj votuesve, frikësimit dhe ndërhyrjeve të drejtpërdrejta politike.

“Ndërhyrjet e Beogradit zyrtar përbëjnë kërcënim serioz ndaj integritetit të zgjedhjeve dhe vullnetit demokratik të qytetarëve tanë”, tha Osmani, duke i dënuar ashpër këto veprime.

Presidentja u bëri thirrje të gjithë akterëve institucionalë, politikë dhe ndërkombëtarë që të angazhohen për mbrojtjen e votës së lirë dhe të reagojnë ndaj çdo akti të jashtëligjshëm që rrezikon procesin zgjedhor.

Komunikata e plotë: 

Presidentja Osmani priti në takim Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diel në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të rregullt dhe me integritet të plotë, si themel i demokracisë dhe i besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.

Në këtë takim, Presidentja Osmani vuri theks të veçantë tek ndërhyrjet e drejtpërdrejta që po bën Serbia në zgjedhjet lokale, një dukuri e përsëritur ndër vite, e cila po manifestohet përmes blerjes së votës, ndërhyrjeve të jashtme, frikësimit dhe dhunës.

Me këtë rast, Presidentja dënoi ashpër ndërhyrjet e Beogradit zyrtar, duke bërë thirrje për angazhim të plotë në mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor. Ajo gjithashtu u bëri apel të gjithë akterëve politikë dhe institucionalë, si dhe atyre ndërkombëtarë, që të kontribuojnë në mbrojtjen e votës së lirë dhe të dënojnë çdo akt të jashtëligjshëm që cenon vullnetin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës./lajmi.net/