Presidentja Osmani sërish në Washington D.C, takohet me senatorin republikan Thom Tillis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Amerikës. Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’. “Jemi në Washington D.C për takime në Senat…

Lajme

12/12/2024 15:50

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Amerikës.

Osmani po qëndron në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërkaq më pas në Rhode Island do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.

“Jemi në Washington D.C për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval Ëar College’.Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë”,deklaroi Osmani, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim.

“SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”./Lajmi.net/