Presidentja Osmani promovon vazhdimisht klinikën private “Olive”- derisa shërbimet e njëjta mund të kryhen në spitalin e shtetit
Shërbimet shëndetësore në Kosovë janë përmirësuar, ndonëse jo të gjitha. Në spitalet shtetërore tashmë mund të bësh thuajse çdo analizë, çdo rentgen apo kontroll që iu nevojitet. Të gjitha këto kryhen thuajse falas, apo me ndonjë pagesë simbolike. Por pavarësisht kësaj- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani zgjedhë që më tepër t’u jap hapësirë klinikave private…

Lajme
Shërbimet shëndetësore në Kosovë janë përmirësuar, ndonëse jo të gjitha.
Në spitalet shtetërore tashmë mund të bësh thuajse çdo analizë, çdo rentgen apo kontroll që iu nevojitet.
Të gjitha këto kryhen thuajse falas, apo me ndonjë pagesë simbolike.
Por pavarësisht kësaj- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani zgjedhë që më tepër t’u jap hapësirë klinikave private spitalore në Kosovë, se ato shtetërore.
Vjosa Osmani ka vendosur që vazhdimisht të bëhet “imazh” i një prej spitaleve private në vend e që është “Olive”.
Osmanin mund ta shihni thuajse në çdo event të këtij spitali , duke pozuar e duke mbajtur fjalime për sukseset e këtyre klinikave ku qytetarëve u duhet të paguajnë shërbime tejet të shtrenjta për t’u trajtuar.
Kësisoj veproi Osmani edhe gjatë mbajtjes së një eventi në kuadër të “Olive” laboratorit ku të gjitha analizat që kryhen ty duhet të paguhen ekstra- derisa në spital të shtetit mund të bëhen falas.
Njësoj ndodhë edhe me trajtimet e tjera të cilat kryhen në këtë spital.
Derisa në vendin tonë nuk kemi sigurime shëndetësore, e nuk bëhet asgjë në këtë kuadër presidentja Vjosa Osmani zgjedhë çdoherë klinikat private.
Njësoj kishte vepruar edhe në një operim të saj në klinikën “Aloka”, e një tjetër që e kishte kryer jashtë vendit.
Përkrahja që po i jep presidentja bizneseve të caktuara të cilat i “zhvatin” qytetarët me pagesa të majme po e ulë edhe më tepër besimin qytetar tek klinikat shtetërore deh shërbimet që kryhen aty.
Madje nga klinika “Olive” kishin vizituar presidenten Osmani edhe në zyrë, e Osmani kishte qëndruar tek ta bashkë me bashkëshortin thuajse në çdo event./Lajmi.net/