Presidentja Osmani pret në takim gjeneralin Clark: E ardhmja e Kosovës në partneritet të qëndrueshëm me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës. “Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti…

Lajme

14/11/2024 14:02

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandant suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”,tha Osmani.

Në takim me gjeneralin Clark, Osmani theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, sikurse edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara./Lajmi.net/