Presidentja Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës dhe lavdisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj. Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë se Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë, shkruan lajmi.net. “Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137…

Lajme

07/05/2025 13:10

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë se Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë, shkruan lajmi.net.

“Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka kujtuar se si në atë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

“Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi. Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit”, tha Osmani. /Lajmi.net/