Presidentja Osmani ngushëllon familjen Latifi për vdekjen e 33 vjeçarit në Ujman
Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Latifi për vdekjen e 33 vjeçarit në Ujman. Teksa u shpreh se humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla, shkruan lajmi.net. Reagimi i plotë: E nderuar Familja Latifi, Me dhembje të thellë…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes Latifi për vdekjen e 33 vjeçarit në Ujman.
Teksa u shpreh se humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla, shkruan lajmi.net.
Reagimi i plotë:
E nderuar Familja Latifi,
Me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi.
Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.
Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.