Presidentja Osmani në Berlin: Kosova, shembull i shpresës dhe qëndrueshmërisë pas luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në serinë e fjalimeve prestigjioze “The Humboldt Speeches on Europe”, që mbahet në Berlin, ku ka folur për rolin e Kosovës si një histori suksesi dhe shprese në Evropë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova nuk është vetëm një shtet i ri,…

Lajme

23/10/2025 18:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në serinë e fjalimeve prestigjioze “The Humboldt Speeches on Europe”, që mbahet në Berlin, ku ka folur për rolin e Kosovës si një histori suksesi dhe shprese në Evropë.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova nuk është vetëm një shtet i ri, por një dëshmi e gjallë e besimit, qëndrueshmërisë dhe forcës së qytetarëve, që kanë arritur të ndërtojnë dritë dhe jetë të re nga plagët e luftës, transmeton lajmi.net.

“Ishte nder të flas sot në kuadër të ‘The Humboldt Speeches on Europe’, një forum prestigjioz për krerë shtetesh nga Evropa, ku fola për Kosovën tonë – jo thjesht si një shtet të ri, por si një dëshmi e gjallë se besimi, qëndrueshmëria dhe forca e qytetarëve mund të ndërtojnë dritë edhe nga plagët e luftës,” ka shkruar Osmani.

Ajo shtoi se në këtë forum, që zhvillohet në një ndërtesë historike në zemër të Berlinit, Kosova u prezantua si një histori e demokracisë që triumfon, e vlerave që bashkojnë dhe e shpresës që e bën Evropën më të fortë, më humane dhe më të bashkuar./lajmi.net/