Presidentja Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me Malawin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malawit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës si kreu i shtetit afrikan. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shprehu urimet e saj për sukses në udhëheqjen e Malawit drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij.…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e ri të Malawit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës si kreu i shtetit afrikan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shprehu urimet e saj për sukses në udhëheqjen e Malawit drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Malawin dhe për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, transmeton lajmi.net.
“Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me Malawin dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, për të mirën e të dy popujve tanë,” thuhet në mesazhin e saj.
Ky hap shënon një tjetër përpjekje të Kosovës për të avancuar diplomacinë dhe miqësinë ndërkombëtare me shtetet e kontinentit afrikan.
Postimi i plotë:
E urova Presidentin e ri të Malawit, Prof. Arthur Peter Mutharika, me rastin e marrjes së detyrës. 🇽🇰 🤝 🇲🇼
I urova çdo sukses në udhëheqjen e vendit të tij drejt mirëqenies së vazhdueshme. Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar marrëdhëniet tona bilaterale me Malawin dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e të dy popujve tanë./lajmi.net/
I congratulated the new President of Malawi, Prof. Arthur Peter Mutharika, on assuming office. 🇽🇰 🤝 🇲🇼
I wished him every success in leading his country towards continued prosperity. Kosovo remains committed to deepening our bilateral relations with Malawi and to strengthening… pic.twitter.com/nAzqQzQ5mi
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 16, 2025