Presidentja Osmani ka ngushëlluar familjen e Anton Berishës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluat familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëveprimtarët për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Presidentja Osmani, ka thënë se ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës. “Me dhimbje të…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluat familjen, të afërmit, kolegët dhe bashkëveprimtarët për ndarjen nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.
Presidentja Osmani, ka thënë se ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe në shërbim të interesave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, ka thënë Osmani.
Kujtojmë se Anton Berisha, ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, varroset sot, në varrezat katolike në Pejë.