Presidentja Osmani i drejtohet Kushtetueses: Kërkon sqarim për pasojat e moskonstituimit të Kuvendit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot një konferencë për media, ku njoftoi se ka paraqitur kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Osmani tha se kërkesa ka për qëllim qartësimin e situatës kushtetuese dhe institucionale që mund të krijohet…

Lajme
Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot një konferencë për media, ku njoftoi se ka paraqitur kërkesë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese.
Osmani tha se kërkesa ka për qëllim qartësimin e situatës kushtetuese dhe institucionale që mund të krijohet në rast se Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, i cili përfundon më 26 korrik, transmeton lajmi.net.
“Kam paraqitur kerkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese lidhur të krijuara nga mungesa e konstituimit. Kjo është një kërkesë që e paraqita pas një situate të paprecedent në jetën instructional të vendit tonë, ku për kundër aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese kanë mbetur vetëm pakë ditë por nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues. Qëllimi është që të qartësohet situata lidhur me moskonstiturimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor, dhe të sqarohet se si të shtrohen kompetencat e secilit insttucion kushtetues në mungesë të konstituimit të një prej të shtyllave kryesore të parimit të ndarjes të pushteteve që është Kuvendi i Kosovës.” deklaroi presidentja.
Ajo shtoi se kjo situatë krijon pasiguri për funksionimin normal të institucioneve të tjera kushtetuese, ndaj kërkohet një interpretim i qartë dhe autoritativ nga Gjykata Kushtetuese për të shmangur vakuumin institucional.
“Po ashtu, të sqarohet se çka ndodh nëse Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut…”, theksoi Osmani, duke lënë të kuptohet se situata kërkon trajtim urgjent për të ruajtur rregullin kushtetues dhe legjitimitetin institucional.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të jetë vendimtar për të sqaruar hapat e mëtejmë kushtetues dhe për të shmangur një krizë institucionale në vend./Lajmi.net/