Presidentja Osmani e mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re të vendit. Lajmi.net mëson se Osmani para pak minutave veçse e ka nënshkruar dekretin për mandatarin Albin Kurti dhe vendimin tanimë e ka dorëzuar. Pas pak mbetet që deputetët e Kuvendit të…

Lajme

11/02/2026 19:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për të tentuar ta formojë Qeverinë e re të vendit.

Lajmi.net mëson se Osmani para pak minutave veçse e ka nënshkruar dekretin për mandatarin Albin Kurti dhe vendimin tanimë e ka dorëzuar.

Pas pak mbetet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mblidhen për të zhvilluar seancën e radhës, atë për formimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

Kurti fillimisht pritet që të propozojë planprogramin qeverisës e më pas të propozohen edhe emrat e ministrave.

Deri më tani nga Vetëvendosje po e mbajnë hermetikisht të mbyllur çështjen e emrave të ministrave, derisa dihet se pritet të ketë mjaftë ndryshime./Lajmi.net/