Presidentja Osmani dekretoi 20 gjyqtarë të rinj në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretaur sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj u zotuan të qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të respektojnë etikën profesionale dhe të kryejnë detyrën e tyre me…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretaur sot 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes Osmani, gjyqtarët e rinj u zotuan të qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, të respektojnë etikën profesionale dhe të kryejnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri, transmeton lajmi.net.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e drejtësisë së pavarur, duke theksuar se ajo është themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit institucional dhe shoqëror. “Gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë baza mbi të cilën ndërtohet besimi i qytetarëve në drejtësi dhe garantohen të drejtat e barabarta për të gjithë,” tha ajo.
Ceremonia vjen si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e sistemit gjyqësor dhe promovimin e drejtësisë në Kosovë./lajmi.net/