Presidentja Osmani brenda shtatë muajve tri herë në Amerikë, Kurti një herë në SHBA e disa herë në Turqi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë “pikë e dobët” e kosovarëve. Kësisoj çdo mosmarrëveshje, ftohje e marrëdhënieve apo edhe ndërprerje komunikimi në mes Kosovës dhe Amerikës padyshim se sjell frikën e një “harrese” nga të lartcekurit. Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë pati raportime të shumta pikërisht për ftohje të marrëdhënieve të…

Lajme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë “pikë e dobët” e kosovarëve. Kësisoj çdo mosmarrëveshje, ftohje e marrëdhënieve apo edhe ndërprerje komunikimi në mes Kosovës dhe Amerikës padyshim se sjell frikën e një “harrese” nga të lartcekurit.
Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë pati raportime të shumta pikërisht për ftohje të marrëdhënieve të Amerikës me Kosovën, saktësisht me Qeverinë Kurti.
Një gjë e tillë madje është pohuar hapur edhe nga vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ani pse kryeministri Albin Kurti ditë më parë zgjodhi që të ikte nga pyetja e gazetarëve për këtë çështje.
Kurti deklaroi se në klinikën e Urologjisë s’ka çfarë flet për këtë situatë, e zgjodhi që për këtë të mos flasë as nga Qeveria apo kudo tjetër.
Kurse ambasadori Hovenier tha se nuk është sekret që Amerika bashkë me Mbretërinë e Bashkuar, Francën , Gjermaninë, BE-në kanë disa shqetësime për disa zgjidhje politike të bëra nga Qeveria Kurti.
“Kjo s’do të thotë se do të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës dhe nuk është sekret që Qeveria ime bashkë me disa partnerë si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, BE-ja kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike, të çështjeve politike që ka bërë Qeveria Kurti dhe e pamundësojnë arritjen e asaj çka duam të arrihet në Kosovë. Shpresojmë të kemi bashkëpunim sa më të ngushtë në mënyrë që kur të kemi çështje të vështira të kemi mundësi që t’i qojmë përpara sa më lehtë”, theksoi ambasadori Hovenier.
E se marrëdhëniet Kurti-SHBA janë ftohur vërehet qartë edhe nga fakti i mos-vizitave të tij atje.
Kryeministri Kurti, vizitat e tij gjatë 7 muajve të vitit 2024 i ka përqendruar në shtetet e Ballkanit dhe Evropë, por jo edhe më larg.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai i ka vizituar vetëm një herë, edhe atë në shkurt të këtij viti, bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz në kuadër të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kjo seancë është mbajtur me 8 shkurt të këtij viti.
Nga shkurti deri sot, disa stinë kanë ndërruar, por këmba e Kurtit nuk ka shkelur më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe në përvjetorin e Pavarësisë së Amerikës e cila është festuar me 2 korrik në ambientet e Ambasadës së Amerikës në Kosovë, Kurti nuk ka marrë pjesë.
“Kryeministri Kurti ka qenë i ftuar në organizimin e mbrëmshëm në ambasadën amerikane në shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, ai nuk ka mundur që të marrë pjesë dje për shkak se ka qenë jashtë vendit. Për këtë është njoftuar paraprakisht ambasada amerikane. Në organizimin e djeshëm kanë qenë të pranishëm dy zëvendëskryeministret e Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz dhe znj. Emilia Rexhepi, krahas ministrave dhe zëvendësministrave të kabinetit qeveritar”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Por për dallim nga Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vetëm gjatë shtatë muajve ka vizituar për tre herë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e disa nga vizitat e saj kanë qenë më të gjata.
Vizita e saj e parë në SHBA për këtë vit ka qenë më 20 prill ku ka shkuar për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit.
Më 22 prill në kuadër të kësaj vizite në SHBA, Osmani ka takuar Përfaqësuesin Alternativ të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Ambasadorin Robert A. Wood.
Më pak se një muaj më pas, më 5 maj presidentja Osmani ka udhëtuar përsëri për në SHBA por kësaj radhe me një mision tjetër.
Me ftesë të Qeverisë amerikane, Osmani ka marrë pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, në kuadër të të cilit ka mbajtur fjalim si dhe ka zhvilluar takime me homologë nga disa vende afrikane.
Gjatë këtij qëndrimi të saj në SHBA, Presidentja e Kosovës ka takuar presidentin e 43-të të SHBA-ve, George W.Bush.
Ajo ka njoftuar për takimin mes tyre duke theksuar se e ka falënderuar presidentin Bush në emër të popullit të Kosovës për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për vendin tonë.
Në kuadër të kësaj vizite, Osmani është takuar edhe me mërgatën e Kosovës në Amerikë, e gjithashtu ajo ka pasur mundësinë të takohet me ish-sekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Hillary Clinton.
Gjatë vizitës në Washington D.C, Osmani u ftua nga Biden në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, si dhe në aktivitetin e hapjes së Samitit nga Sekretari Blinken, Presidentja ka takuar edhe homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh nga shumë vende të botës.
Madje këtë herë Osmani ishte në mesin e zyrtarëve më të lartë të shteteve të shumta të botës, e që lidhjet e tyre me NATO-n janë shumë të afërta.
Osmani ka marrë pjesë edhe në festën e Pavarësisë së Amerikës të organizuar nga ambasada amerikane, nga ku edhe ka publikuar video deri sa vallëzonte me ambasadorin Jeffrey Hovenier në shi.
Kryeministri Kurti ka marrë kritika të shumta për vendimet e tij të pakoordinuara me SHBA-të, e si duket kjo ka ndikuar në ftohjen e raporteve mes tyre./Lajmi.net/
We’re thrilled to participate in the first-ever Kosova–Türkiye Economic Forum in Istanbul, hosted by Türkiye’s Foreign Economic Relations Board in collaboration w/ the ?? Govt. This event highlights our robust bilateral ties & our Govt’s dedication to a business-friendly climate. pic.twitter.com/jqtcV5jmBH
— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2024
I had the great pleasure of being welcomed in Izmir, the third-largest Turkish city, known for its cultural and economic significance. Together with the city’s governor, Dr. Süleyman Elban, we discussed ways to strengthen ties and explore new avenues in various fields, ranging… pic.twitter.com/XWMRgxJ5pp
— Albin Kurti (@albinkurti) July 5, 2024