Presidentja – juristja që po shpëton pushtetin, jo shtetin
Shkruan: Doruntina Meha Presidentja – juristja që po shpëton pushtetin, jo shtetin. Presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shtyrje të afatit kushtetues, që në vend se ta zgjidhë krizën, rrezikon ta thellojë edhe më tej. Si juriste, ajo e di mirë se çfarë po bën – por për fat të…

Lajme
Shkruan: Doruntina Meha
Presidentja – juristja që po shpëton pushtetin, jo shtetin.
Presidentja Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shtyrje të afatit kushtetues, që në vend se ta zgjidhë krizën, rrezikon ta thellojë edhe më tej.
Si juriste, ajo e di mirë se çfarë po bën – por për fat të keq, duket se ka vënë interesin e Albin Kurtit përpara rendit kushtetues dhe stabilitetit institucional.
Heshtja e saj për javë të tëra dhe tani kjo kërkesë e turbullt e forcojnë perceptimin se po zvarrit gjithçka për të mbrojtur një qeveri që nuk ka më legjitimitet.