Presidentja e Lituanisë flet për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaitė, ka përmendur Kosovën të martën mbrëma, në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington

Lajme
Ajo ka thënë se shtetet baltike bashkë me SHBA-të do të vazhdojnë të kujdesen në misionet e tyre të përbashkëta në vende të ndryshme, siç është edhe Kosova.
Këtë deklaratë ajo e bëri nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump ka pritur liderët e shteteve baltike të cilat kanë kërkuar nga Uashingtoni zyrtar që të adresohet ndërhyrja ruse nëpër shtet të ndryshme.
Trump gjatë takimit me krerët e Lituanisë. Estonisë e Latvisë, ka thënë se askush nuk është treguar më i ashpër me Rusinë se sa ai.