Presidentja e Kosovës që e do mandatin e dytë veç për inati të gazetarëve- e që u pasurua si askush tjetër

I kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të mandatit. Por, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar të shfaq apetitet për një mandat të dytë. Pak suksese, shumë përplasje, pak tentime për unitet të spektrit politikë dhe shpeshherë mbajtje anë të kryeministrit Albin Kurti- kështu mund të përmblidhet me pak fjalë ky mandat…

Lajme

12/09/2025 09:48

I kanë mbetur edhe pak muaj deri në përfundim të mandatit. Por, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka filluar të shfaq apetitet për një mandat të dytë.

Pak suksese, shumë përplasje, pak tentime për unitet të spektrit politikë dhe shpeshherë mbajtje anë të kryeministrit Albin Kurti- kështu mund të përmblidhet me pak fjalë ky mandat i Vjosa Osmanit, transmeton lajmi.net.

Por, ajo nuk po e do mandatin e dytë për t’i kontribuar vendit, por për inati të gazetarëve. Kështu u shpreh dje në konferencën për media që e pati.

Osmani tha se po e mendon rikandidimin për inati të disa gazetarëve që po shkruajnë për të.

“A do të rikandidojë, do të vendosi në ndërkohë. Sa po them të marrë një pushim, po çohen do gazetarë po më sulmojnë e po më bindin mos me u ndalë e me vazhdu”, tha dje Osmani.

Në një pyetje tjetër Osmani, e pyetur serish për mundësin e rikandidimit, ajo tha se është duke e menduar ‘’shumë seriozisht’’.

“Shumë seriozisht bile prej djeshit, kurrë ma seriozisht. S’është kjo çështje ofertash sepse as në mandatin tim të pare nuk ka qenë çështje ofertash”, ka thënë ajo.

Kjo gjuhë sulmuese ndaj gazetarëve po shihet si një tentativë për ta “bindur” Albin Kurtin dhe VV-në që t’ia japin votat në Kuvend edhe për një mandat. Duhet përmendur faktin se të gjithë ia kanë bërë të ditur Osmanit se në postin e presidentes erdhi falë përkrahjes së madhe që gëzonte Kurti asokohe dhe bashkimit që patën për t’i arritur këto pozita që kanë edhe tani.

E kritikat që tani ka për gazetarët Osmani nuk i kishte dikur kur shumë prej tyre e përkrahnin që si grua ta udhëheq shtetin e Kosovës.

Padyshim se Osmani në përfundim të mandatit më tepër do mbahet mend për pasurinë e madhe që bëri për vete, Prindon Sadriu e familjen e gjerë.

Përpos pasurisë milionëshe e pronave tek lagjet e të pasurve, Osmani kaloj edhe në pika të tjera ato të punësimit të familjarëve në institucionet e larta të vendit.

Duke i pasur këto të gjitha të dëshmuara, Osmani tentoi që t’i bëj të tjerët fajtor, tradhtar, të këqij e “sulmues”- e veten ta ruaj si të “shenjtë” (ashtu siç thoshte se s’janë as gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese” të cilët doli në konferencë për t’i sulmuar, ani pse gjatë gjithë mandatit qëndroi e qetë e pa zë.

Ndryshe presidentja ka deklaruar një tokë në emrin e saj – 5.10 ari, të cilën deklaron ta ketë blerë 35,000 euro në vitin 2016.Pronën në Australi në vlerë 530,000 euro, të deklaruar në emër të bashkëshortit, Osmani e ka arsyetuar se është blerë me para nga “shitja e shtëpisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.

Osmani ka deklaruar një veturë në vlerë 10,000 euro në pronësi të bashkëshortit, e tipit Mercedes, e blerë nga kursimet dhe shitja e veturës paraprake.Tutje, ajo ka deklaruar dy kredi: një 40,000 euro dhe tjetra 16,000 euro.Këstet e papaguara për punët shtesë të shtëpisë nga Kompani të ndryshme kanë mbetur 16,000 euro. Kurse, huamarrje për pagesën e banimit në Melbourne ka deklaruar 40,500.00 euro, në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve financiare ndaj personave fizik dhe juridik.

Ndërsa, për bashkëshortin e saj Prindon Sadriu ajo ka deklaruar pagë vjetore 11,068 euro. Kurse, nga Vendimi gjyqësor në çështjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka përfituar 19,000 euro.Sadriu nga të hyrat nga qiraja në shtëpinë në Australi i ka pasur 12,500 euro.

Nga mëditjet nga puna në Ministri të Punëve të Jashtme, ai ka marrë 2,800 euro.Në deklarimin e vitit të kaluar ka pasur afër 1 milion euro pasuri të paluajtshme – ka deklaruar presidentja e shtetit Vjosa Osmani nën pronësi të përbashkët me bashkëshortin, Prindon Sadriun./Lajmi.net/