Presidenti Trump me koment të çuditshëm: Kurdët nuk janë melaqe
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë që kurdët të cilët i braktisi “nuk janë melaqe” derisa përpiqej të mbronte vendimin e tij për të lejuar ofensivën turke ndaj tyre.

Bota
Komentet nga presidenti amerikan vijnë pavarësisht që forcat kurde ishin aleatë afatgjatë të amerikanëve dhe luajtën rol kyq në mposhtjen e ISIS-it.
Ai po ashtu tha se është në rregull që Rusia po ndihmon regjimin e Bashar al Assadit, shkruan Independent.
Trump më tej deklaroi se imponimi i sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë turke ishte më mirë se sa të luftonte në Lindje të Mesme.
Forcat kurde pasi u braktisën nga amerikanët u detyruan të bënin pakt me Sirinë e Assadit për t’u mbrojtur nga agresioni turk. Nga kjo marrëveshje atyre iu desh t’i dorëzonin dy qytete, Manbixhin dhe Kobanen.