Presidenti Thaçi uron amerikanët për 4 Korrikun
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar amerikanët më rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë.
Lajme
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend ky që kontribuoi shumë që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Po ashtu, Thaçi ka thënë se ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, pasi sot përurohet objekti i ri i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, përcjell lajmi.net.
“Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë!”, ka shkruar Thaçi. /Lajmi.net/