Presidenti Thaçi sot mbush 51 vjet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen.

Lajme

24/04/2019 10:48

Thaçi ka mbushur plot 51 vite jetë

Ai u lind më 24 prill 1968, është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt.

Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Hashim Thaçi është Presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili ka marrë detyrën më 12 dhjetor 2014. Thaçi ka qenë gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ishte ngritur në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, ai kishte shërbyer gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999. /Lajmi.net/