Presidenti Thaçi pritet me nderimet më të larta ushtarake në Bazën Ushtarake Halifax /FOTO/VIDEO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, sot ka vizituar bazën ushtarake të forcave kanadaze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi Presidenti Thaçi.

Lajme

18/11/2017 18:49

Në bazën ushtarake “Halifax” Presidenti Thaçi është pritur me nderimet më të larta ushtarake, i përcjellë nga Admirali Craige Baines dhe është ftuar të bëjë inspektimin e Gardës së Nderit. Ky është nderi më i lartë ushtarak që u bëhet të ftuarve në këtë bazë ushtarake.

Pas ceremonisë ushtarake, Presidenti Thaçi është ftuar të vizitojë palestrën në të cilën në pranverën e vitit 1999 qenë strehuar qindra kosovarë të dëbuar nga Kosova nga forcat serbe. Admirali Baines u shpreh i kënaqur që Kanadaja ka qenë në gjendje që t’u dalë në ndihmë refugjatëve nga Kosova në vitin 1999.

brains1 brains2 brains3