Presidenti Thaçi ndjehet krenar me punën e AKI-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Lajme

04/02/2019 09:57

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka çmuar punën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se AKI-ja me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Ai ka inkurajuar AKI-në që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit.

Tutje përmes këtij postimi, presidenti Thaçi është shprehur krenar me punën e AKI-së.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Para 10 vjetëve filloi punën një prej institucioneve më të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Me hapa të jashtëzakonshëm dhe me profesionalizëm të lartë, AKI-ja brenda një periudhe shumë të shkurtër u bë një prej kontribuuesve më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e inkurajoj që të vazhdojë me përmbushjen e misionit të saj në shërbim të parandalimit të çdo kërcënimi ndaj sigurisë së vendit tonë.

Ne ndjehemi krenarë, ashtu sikurse edhe ju, për punën tuaj në shërbim të atdheut!. /Lajmi.net/