Presidenti Thaçi kërkon që sulmuesit e pelegrinëve serbë të vihen para drejtësisë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga organet e rendit dhe ligjit që të vihen para drejtësisë sulmuesit e pelegrinëve serbë.
Lajme
Gjatë ditës së sotme janë sulmuar dy autobusë në Studenicë të Istogut që bartnin rreth 170 pelegrinë serbë, raporton lajmi.net.
Pas këtij sulmi ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili e ka dënuar ashpër këtë sulm ndaj pelegrinëve serbë.
Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë siç është shprehur Thaçi, kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, raporton lajmi.net.
Reagimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:
Si President i Republikës së Kosovës, e dënoj ashpër sulmin ndaj pelegrinëve serbë në fshatin Studenicë të Istogut.
Në shoqërinë dhe shtetin tonë, pa dallim etnik, të gjithë qytetarët tanë e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë, të shprehjes së ndjenjave religjioze si dhe të vizitës së objekteve fetare.
Cenimi i kësaj të drejte është akt i papranueshëm.
Kërkoj nga organet e rendit dhe ligjit që t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar. /Lajmi.net/