Presidenti Thaçi i pikëlluar me vdekjet e qytetarëve nga koronavirusi, ngushëllon edhe familjen Latifi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga koronavirusi.

Lajme

02/08/2020 12:35

Në Kosovë numri i viktimave nga koronavirusit ditëve të fundit ka shënuar rritje.

Pas numrit të madh të viktimave ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ndjehet i pikëlluar me vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu e ka ngushëlluar edhe kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, pasi që të shtunën ka ndërruar jetë vëllai i tij nga koronavirusi.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.

I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit.

Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. /Lajmi.net/