Presidenti sllovak: Nuk e njohim Kosovën për shkak të rregullave të diplomacisë tonë
Presidenti sllovak, Peter Pellegrini ka qëndruar të premten për vizitë në Tiranë, atje ku ka folur edhe rreth vendimit të këtij shteti për mos ta njohur Kosovën si të pavarur. Ai para gazetarëve, sipas “A2CNN”, ka thënë se kjo nuk ka lidhje me popullin shqiptar, por me “rregullat e diplomacisë sllovake”. “Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën,…

Lajme
Presidenti sllovak, Peter Pellegrini ka qëndruar të premten për vizitë në Tiranë, atje ku ka folur edhe rreth vendimit të këtij shteti për mos ta njohur Kosovën si të pavarur.
Ai para gazetarëve, sipas “A2CNN”, ka thënë se kjo nuk ka lidhje me popullin shqiptar, por me “rregullat e diplomacisë sllovake”.
“Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura” – citohet se ka thënë ai.
Mes tjerash, ai informoi se ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet që të bëhet këshilltar i kryeministrit sllovak, Robert Fico për çështje të Ballkanit Përendimor.
“E informova presidentin se z.Lajçak do të bëhet këshilltar i kryeministrit për çështje të sigurisë në rajon”.