Presidenti Nishani uroi Thaçin për MSA-në

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, e ka uruar zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, për nënshkrimin e MSA-së me BE-në.

Lajme

27/10/2015 17:33

Nishani ka thënë se nënshkrimi i MSA-së është moment historik për Kosovën dhe për perspektivën e saj evropiane, si dhe zbatimi i saj do ta fuqizojë Kosovën jo vetëm politikisht, por edhe ekonominë e saj.

Kabineti i Thaçit konfirmoi se zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, ka pranuar urime edhe nga personalitete të tjera rajonale dhe botërore. /Kp