Presidenti letonez me të cilin Kurti pretendonte që po fliste ‘keq’ për Granellin, është gej
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po del se ka qenë cak i dy komedianëve rus, Vovan dhe Lexus, të cilët e kanë bërë kreun e ekzekutivit të mendonte se po fliste me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Biseda, ndonëse autenciteti i saj mbetet për tu verifikuar, nis në atë mënyrë që fillimisht presidenti letonez e…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po del se ka qenë cak i dy komedianëve rus, Vovan dhe Lexus, të cilët e kanë bërë kreun e ekzekutivit të mendonte se po fliste me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Biseda, ndonëse autenciteti i saj mbetet për tu verifikuar, nis në atë mënyrë që fillimisht presidenti letonez e uron Kurtin për fitoren e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ndërsa Kryeministri menjëherë i përmend luftën hibride që sipas tij është bërë kundër qeverisë së tij, kryesisht nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga “disa elemente brenda Kosovës”.
Pjesë e bisedës së Kurtit me “Presidentin letonez” ishte edhe Richard Grenell
Por, “llafi” për Grenellin nuk mbaron me kaq.
Kurti i cili vazhdon e ha “rrengun” e rusëve, flet për pozitën e re të Grenellit në administratën Trump, – emërimin e tij si drejtor të përkohshëm ekzekutiv të Qendrës Kennedy – duke thënë se presidenti i ShBA-së e kishte vendosur për të udhëhequr një institucion kundër “drag queen-ëve”, ani pse Kurti potencon se “ai është gej”, ndërsa pyet dhe “presidentin letonez” nëse e dinte që Grenell është “gej”.
Duke i theksuar orientimin seksual të Grenellit, Kryeministrit Kurti rrëfyshëm i vie deklarata si përgjigje ndaj pyetjes që i bëri, se edhe vetë “presidenti letonez” me të cilin supozohej që po bisedonte është “gej”.
“E di t’i që unë jam gej?”, është pyetja drejtuar Kurtit, i cili sikur në siklet thotë se nuk e dinte një gjë të tillë për “presidentin e Letonisë”.
Përmes një kërkimi të thjeshtë në ‘Google’ mund të lexoni se presidenti aktual i Letonisë është homoseksual.
Pas zgjedhjes si president i Letonisë në vitin 2023, Rinkēvičs u bë kreu i parë homoseksual në një vend të BE-së dhe presidenti i parë homoseksual i çdo shteti./Lajmi.net/