Presidenti i Shqipërisë kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë

Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni. Kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt.

Lajme

19/05/2015 08:32

Kështu tha presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, kur foli për situatën në Maqedoni. Ai tha se një konflikt ndëretnik do të ishte shkatërrimtar për Maqedoninë.

“Shqipëria e ka njohur e para Maqdoninë, ka mbështetur integrimin e Maqedonisë, duke pasur parasysh ekzistencën e faktorit shqiptar si një faktor shtetformues. Shqipëria ka një politikë të jashmte te konsoliduar dhe kanë përkrahur angazhimet e saj në proceset euroatlantike”.

“Rasti i Kumanovës ku u tentua që problemet e lindura të identifikohen si një përplasje ndëretnike duke vendosur një dallim mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pra një tentative për ta profilizuar ishte i gabuar dhe ky ka qenë shqetësimi im, por edhe i ndërkombëtarëve. Çështjet e bashkëjetësës ndëretnike duhet të mbeten si një aset që duhet të ruhen. Kurse konflitet e fundit nuk mund të shpërbejnë për të kamufluar”.

“Ngjarja e Kumanovës është e paqartë, ka një mungesë transparence dhe informacioni, kush janë personat që janë përfshirë në këtë konflikt. Ne nuk kemi informacione mbi pasojat që pati popullata civile. Kjo duhet të hetohet me hollësi dhe të bëjë publike çdo detaj të asaj ngjarje. Ne hetim të përfshihen edhe akterë ndërkombëtare. Autoritetet maqedonase kanë për detyrë të bëjën transparent situatën e personave që janë ndaluar, a ka civilë, si po trajtohen. Ai që ka kryer krime duhet të jetë përgjegjës”, tha Nishani, raporton INA.

Presidenti shqiptar tha se reagimi i Tiranës zyrtare lidhur me ngjarjet në Kumanovë ka qenë një reagim korrekt duke i mëshuar fort idesë së Marrëvëshjes së Ohirt. Ai tha se qëndrimi i Shqipërisë është qëndrim institucional dhe korrekt, edhe pse sipas tij, dikush është i interesuar për destabilizmin e Maqedonisë, që shtyjnë urat e përplasjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve. lajmi.net/