Presidenti i Shoqatës Daneze të Lojtarëve – kritikon ashpër Barcelonën

Michael Sahl Hansen, president i Shoqatës Daneze të Lojtarëve, kritikoi ashpër trajtimin që Martin Braithwaite ka marrë nga FC Barcelona. Barcelona ia ka bërë të qartë Martin Braithwaite se nuk e bënë pjesë për projektin e sezonit 2022/2023, por sulmuesi danez ende nuk po largohet. Siç raporton gazeta ‘Sport’, Barça i ofroi atij, Umtitit, Netos…

Sport

19/08/2022 21:11

Michael Sahl Hansen, president i Shoqatës Daneze të Lojtarëve, kritikoi ashpër trajtimin që Martin Braithwaite ka marrë nga FC Barcelona.

Barcelona ia ka bërë të qartë Martin Braithwaite se nuk e bënë pjesë për projektin e sezonit 2022/2023, por sulmuesi danez ende nuk po largohet.

Siç raporton gazeta ‘Sport’, Barça i ofroi atij, Umtitit, Netos dhe Mingueza derë e largimit, por Braithwaite ka refuzuar të gjitha opsionet.

Prandaj, ‘Blaugrana’ nuk ka alternativë tjetër, nëse nuk dëshiron që danezi të jetë pjesë e skuadrës për sezonin aktual, se sa t’i ndërpresë kontratën.

E lidhur me këtë trajtim ka reaguar edhe presidenti i Shoqatës Daneze të Lojtarëve, Michael Sahl Hansen.

“Trajtimi që po merr Martin është krejtësisht i paarsyeshëm. Është e turpshme se si Barcelona përpiqet ta largojë atë nga kontrata e tij, nga puna e tij. Një lojtar që i erdhi në ndihmë kur ata ishin nën presion, tani është një turp”, u shpreh ai.

Braithwaite ka oferta nga disa klube spanjolle dhe angleze./Lajmi.net/