Presidenti i SHBA në plazh me çadër dhe karrige me vete

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë lënë Shtëpinë e Bardhë për të shkuar me pushime. Çifti presidencial është parë të kalojë një pasdite në breg të plazhit Rehebut, një destinacion mjaft i preferuar në Delauer, ku ata zotërojnë një shtëpi pushimi, raporton A2CNN. Joe dhe Jill Biden shihen teksa lexojnë, ndërsa…

Bota

31/07/2023 14:44

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill kanë lënë Shtëpinë e Bardhë për të shkuar me pushime.

Çifti presidencial është parë të kalojë një pasdite në breg të plazhit Rehebut, një destinacion mjaft i preferuar në Delauer, ku ata zotërojnë një shtëpi pushimi, raporton A2CNN.

Joe dhe Jill Biden shihen teksa lexojnë, ndërsa kanë veshje të rehatshme për plazh. Ata kishin marrë me vete çadrën, karriget dhe peshqirët.

Sipas raportimeve, disa qytetarë ishin mbledhur aty pranë dhe kanë brohoritur: edhe 4 vite të tjera! Zonja e parë Biden i përshëndeti ata dhe më pas u larguan.