Presidenti i pa penduar

Hashim Thaçi, ish-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, është ende në fillim të mandatit të tij të parë si President – një post, që në Kosovë, krahasuar me fuqinë e kryeministrit, mund të cilësohet edhe simbolik, por Thaçi thotë se nuk është pishman aspak për këtë ndërrim pozitash në institucionet e vendit.

Lajme

02/03/2017 23:19

“Jo s’i kam ra pishman, përkundrazi kam bërë mirë”, ka deklaruar Thaçi, i pyetur për këtë në Zona e Debatit.

Madje ai ka dhënë edhe një zotim.

“Nuk kthehem në qeveri, parti, parlament, apo në garë për deputet”, siguroi Presidenti i Kosovës.