Presidenti i Milanit, Scaroni: Bëmë oferta maksimale për Donnarumman dhe Çalhanoglun

Presidenti i AC Milanit, Scaroni, ka reaguar pas largimit të dyshes Hakan Çalhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma.

Sport

21/06/2021 17:10

Të dy lojtarët u larguan si agjentë të lirë duke iu bashkuar Interit, respektivisht PSG-së, përcjellë lajmi.net.

Donnarumma do t’i bashkohet klubit francez, derisa turku ka befasuar të gjithë duke kaluar te rivali i përbetuar, gjë që tifozët assesi nuk e shohin të arsyeshëm.

Së fundmi, lidhur me këto dy largime ka reaguar edhe Scaroni që ka thënë se kanë bërë ofertat maksimale që mundeshin.

“Ne kemi bërë oferta që ishin maksimale për sa mund të paguajmë. Nëse Çalhanoglu gjeti tjetër skuadër, është mirë për të”.

“Ai zhvilloi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe gjithnjë u soll në mënyrën e duhur. Gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjet që ai beson se janë të drejta, nuk duhet t’iu vjen keq prej Milanit”

“Ne prezantojmë ofertat tona, nuk ishte e mjaftueshme”.

“Pastaj lexova që Gigio donte të largohej dhe kjo është normale për një profesionist sikur ai. Donnarumma gjithmonë është sjellë në mënyrë perfektë me ne. Më duket se Milani ka gjetur një zgjidhje të shkëlqyeshme për portën dhe Donnarumma do të vazhdojë karrierën e tij profesionale në një klub tjetër. Pra, gjithçka është në rregull”, deklaroi ai.

Ndërkohë, transferimi i dyshes do zyrtarizohet brenda 48 orëve./Lajmi.net/