Presidenti i Letonisë sot në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. “Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat…

Lajme

20/03/2025 08:24

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi do të nisë në ora 13:00, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

“Në orën 13:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Mediat do të mund të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Rinkēvičs do të mbajnë konferencë për media. Vendi: Kabineti i Presidentes. Mediat duhet të jenë prezente në Presidencë, në ora 12:30″, njofton presidenca./Lajmi.net/