Presidenti i Komisionit Evropian: S’ka viza pa e ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka bërë të qartë që ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është çështje thelbësore për Kosovën dhe nga kjo varet edhe liberalizimi i vizave.

Lajme
Juncker, në një konferencë për media ka thënë se demarkacioni është një çështje që lidhet kryekëput me vizat.
“Gjëja më thelbore është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. Është një çështje thelbësore kjo që lidhet me liberalizimin e vizave. Duhet të vazhdohet edhe me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Juncker./Lajmi.net/