Presidenti i Këshillit të Evropës vjen sot në Kosovë
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të vizitojë Kosovën.

Lajme
Michel pritet që të qëndrojë në Kosovë për dy ditë radhazi.
Ai do të vie sot, ndërsa ende nuk është bërë e ditur agjenda e tij sa i përket takimeve me krerët e shtetit.
Duhet përkujtuar që sot Kosovën e viziton gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë,Alexander Schallenberg.
Schallenberg pritet që si fillim të takojë presidenten Vjosa Osmani, e pasdite edhe kryeministrin Albin Kurti.
Në Kosovë së fundi pati vizita të shumta nga zyrtarët e huaj, ndërsa të premten në Prishtinë qëndroi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz./Lajmi.net/