Presidenti i Këshillit Evropian, Zelenskyt: Qëndroi i fortë, trim, i patrembur – nuk je kurrë vetëm
President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ky i fundit e pati me presidentin amerikan, Donald Trump. Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm. “Dinjiteti…

Bota
President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ky i fundit e pati me presidentin amerikan, Donald Trump.
Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Qëndro i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelensky”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Costa në “X”.
Ваша гідність вшановує хоробрість українського народу.
Будьте сильним, будьте сміливим, будьте безстрашним. Ви ніколи не будете самотнім, дорогий Президенте @ZelenskyyUa.
Ми продовжимо працювати з Вами заради справедливого і сталого миру.— António Costa (@eucopresident) February 28, 2025