Presidenti i KE-së: Koha që Vuçiqi t’i tërheqë barrikadat dhe Kurti policinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të tërhiqen në mënyrë që situata në veri të qetësohet.

Lajme

25/09/2021 23:15

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti, që të tërhiqen dhe të shtensionojnë situatën, duke përfshirë tërheqjen e Njësisë Speciale të Policisë dhe barrikadat dhe të vazhdojnë negociatat mbi propozimin e Përfaqësuesit Special të BE-së Mirosllav Lajçak”, ka shkruar ai në Twitter ku ka thënë se është në kontakt të afërt me shefin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së Josep Borrell.