Presidenti i Interit: Ky trofe vjen si rezultat i punës së palodhur përgjatë gjashtë viteve të fundit

Presidenti i Interit, Steven Zhang beson se fitorja e Interit në Superkupën është "rezultat i punës së palodhur në fushë dhe gjatë gjashtë viteve të fundit".

Sport

13/01/2022 16:32

Nerazzurrëve iu desh koha shtesë për të mposhtur Juventusin 2-1 në një përballje të Superkupës së Italisë në San Siro dje.

“Është një tjetër rezultat i gjithë punës së palodhur, veçanërisht nga lojtarët dhe trajneri”, tha Zhang për Inter TV.

“Këtë vit ata luajnë shumë mirë. Jemi në krye të tabelës. Ky trofe është rezultat i punës së palodhur në fushë dhe gjithashtu punës që kemi bërë gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Ky trofe do të thotë që pas gjashtë vitesh punë të palodhur, rezultatet shpërblehen dhe na japin shumë energji shprese për të ardhmen.

“Fitoren ua dedikova të gjithë tifozëve në mbarë botën. Pa mbështetjen e tyre, do të ishte e pamundur për ne të ecnim përpara në çdo moment dhe më pas për të gjithë punonjësit, menaxhmentin dhe njerëzit që punojnë brenda klubit”, ka përfunduar presidenti i zikaltërve. /Lajmi.net/