Presidenti i Filipineve thotë se në sy të botës do ta marrë vaksinën e Rusisë kundër koronavirusit

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar të "injektohet në publik" me një vaksinë të koronavirusit, pasi Vladimir Putin njoftoi se ishte miratuar për lëshim nga ministria e tij e shëndetësisë pavarësisht skepticizmit ndërkombëtar.

Bota

11/08/2020 11:24

Duterte deklaroi se ai kishte “besim të madh” se vaksina do të ishte “me të vërtetë e mirë për njerëzimin”, pavarësisht shqetësimeve të sigurisë të ngritura nga virologët dhe Organizata Botërore e Shëndetit, transmeton lajmi.net.

Ambasadori rus në Manila tha javën e kaluar qeveria e Vladimir Putin do të ishte e gatshme të furnizonte vaksinën në Filipine, pasi infeksionet Covid-19 rriten në vendin e Azisë Juglindore, shkruan Independent.

Rusia po përgatitet të fillojë vaksinimin e publikut me vaksinën, të zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore Gamaleya Gamaleya të Moskës për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë, qysh në tetor.

Putin pretendoi se vaksina ishte testuar mbi vajzën e tij. /Lajmi.net/