Presidenti i Bayernit: Bisedimet me Lewandowskin po vazhdojnë

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer ka njoftuar se bisedimet për rinovimin me Lewandowskin po vazhdojnë.

Sport

18/04/2022 09:59

Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit të ardhshëm, por rinovimi nuk po arrihet.

Pas shumë spekulimeve se sulmuesi i ‘Bavarezëve’, është shumë pranë kalimit në Spanjë te Barcelona ka reaguar presidenti i ekipit.

Ai ka njoftuar gazetën ‘Bild’ se bisedimet për rinovim me yllin polak janë duke vazhduar.

“Një bisedë u zhvillua me Lewandowskin – dhe një tjetër është planifikuar. Bisedimet do të vazhdojnë”, tha Hainer, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se a do të arrihet marrëveshje në mes dy palëve, apo Lewa do të largohet përfundimisht nga ‘Allianz Arena’./Lajmi.net/