Presidenti i Bayernit: Alaba është i lirë të negociojë me skuadrat e tjera

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge është pyetur lidhur me të ardhmen e mbrojtësit David Alaba, për të cilin thuhet se e pëlqen Real Madridi.

Sport

20/12/2020 18:45

Austriakut i skadon kontrata në verë dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës nga “Bavarezët”, transmeton lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen e mbrojtësit, Rumenigge theksoi se Alaba është i lirë të negociojë me cilëndo skuadër që dëshiron.

“David Alaba të Real Madridi? Nuk e di për spekulimet, por ai është i lirë të negociojë me këdo qysh nga 1 janari”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim, por lojtari pëlqehet edhe në kampionatet e tjera, si Premierligë, ku kërkohet nga Liverpool, Manchester United dhe Chelsea, derisa në Seria A vëzhgohet nga Juventusi dhe Interi./Lajmi.net/