Presidenti i Barcelonës: Në biletat për ndeshje tash e tutje do të figurojë emri dhe mbiemri i blerësit

Pas dyshimin për manipulim me bileta nga tifozët e skuadrës së Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League, drejtuesit e Barcelonës tashmë e kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Sport

16/04/2022 09:29

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, presidenti i klubit, Johan Laporte, ka kërkuar që tash e tutje në biletë të figurojë edhe emri dhe mbiemri i blerësit.

Nëse në tiketë nuk gjendet emri dhe mbiemri i personit që e ka blerë biletën, i njëjti nuk mund të futet në stadium për ta parë ndeshjen, shkruan lajmi.net.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, kur Barcelona u përball me Eintracht Frankfurt, u raportua për mbi 30 mijë tifozë të klubit mysafir në stadium, anipse katalunasit kishin shitur vetëm pesë mijë bileta për ta.

Kjo situatë hapi dyshime në lidhje me funksionimin e një tregu të zi ku mund të shiten biletat nga fansat e Barcelonës të cilët nuk janë më të interesuar për t’i shikuar ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës.

Për numrin e madh të tifozëve të Eintracht Frankfurtit u ankua edhe trajneri i “blaugranëve”, Xavi Hernandez. /Lajmi.net/