Presidenti bullgar paralajmëron BE-në: Serbia synon territore nga Kosova, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka tërhequr vërejtjen BE-së lidhur me projektin “Bota Serbe”, duke vlerësuar se ky është një emërtim i ri i projektit “Serbia e Madhe”. Ai ka theksuar se ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht. “Si e dini, Ballkani Perëndimor është një pikë kritike për sigurinë dhe…
                        Lajme
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka tërhequr vërejtjen BE-së lidhur me projektin “Bota Serbe”, duke vlerësuar se ky është një emërtim i ri i projektit “Serbia e Madhe”.
Ai ka theksuar se ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht.
“Si e dini, Ballkani Perëndimor është një pikë kritike për sigurinë dhe gjithë vëmendja e Bashkimit Evropian është e përqendruar atje”, tha presidenti Rumen Radev në një pyetje nga agjencia bullgare, BGNES, për paralajmërimet e Bashkimit Evropian mbi rrezikun nga projekti “Bota Serbe” dhe si ky projekt i Beogradit ndikon në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
“Dhe mendoj se ka ardhur koha që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen më seriozisht me këtë çështje. Ai është jashtëzakonisht i ndjeshëm edhe për ne”, shtoi Radev.
“Bota Serbe është emërtimi i ri i projektit ‘Serbia e Madhe’. Ai ka për qëllim të kontrollojë shtetet fqinje, përfshirë edhe përmes bashkimit me Serbinë të territoreve nga Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Instrumenti kryesor për realizimin e tij është Kisha Ortodokse Serbe”, ka nënvizuar presidenti bullgar, Radev.