Presidenti Begaj sot në Kosovë, policia njofton për bllokim të rrugëve në disa intervale të ditës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë sot, më 10 qershor, në vizitë zyrtare në Kosovë. Policia e Kosovës njoftoi se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, për ta mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të presidentit, sipas agjendës. “Policia e Kosovës do të bëjë…

Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë sot, më 10 qershor, në vizitë zyrtare në Kosovë.
Policia e Kosovës njoftoi se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, për ta mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të presidentit, sipas agjendës.
“Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore [ku pritet të kalojë eskorta], ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njoftoi Policia e Kosovës.
Në orën 10:00 Bajram Begaj do të pritet në takim nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Më pas, ata do të ecin këmbë nga Shtëpia e Bardhë deri në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.