Osmani merr urime nga Çekia dhe Kuvajti për përvjetorin e Pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Pavel ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik. Presidenti…

Lajme

19/02/2025 20:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Pavel ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Presidenti Pavel ka shprehur besimin e tij se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses, duke u bazuar në miqësinë dhe përkushtimin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe stabilitetin rajonal.

Po ashtu, edhe Princi i Kurorës së Kuvajtit Sabah Khaled Al-Hamad Al Sabah uron Presidenten Vjosa Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

“Me këtë rast ju përcjell urimet më të mira për shëndet të plotë e lumturi për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj mik, zhvillim e prosperitet të mëtejshëm”, ka thënë Princi i Kurorës, duke potencuar miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë në mes dy vendeve.