Presidenca me njoftim: Osmani përfundoi konsultimet me partitë, data për zgjedhjet lokale caktohet ditët në vijim
Presidenca e Republikës së Kosovës ka dal me njoftim pas takimit të thirrur nga Osmani me liderët e partive politike. Në njoftimin e bërë, Presidenca ka shkruar se data për zgjedhjet lokale do të caktohet ditët në vijim, shkruan lajmi.net “Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim…

Lajme
Presidenca e Republikës së Kosovës ka dal me njoftim pas takimit të thirrur nga Osmani me liderët e partive politike.
Në njoftimin e bërë, Presidenca ka shkruar se data për zgjedhjet lokale do të caktohet ditët në vijim, shkruan lajmi.net
“Presidentja Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.”, thuhet në njoftim.
Pas takimit data 12 dhe 19 tetor ishin më të pëlqyerat për liderët e partive politike.
Përfaqësuesja e VV-së në takim, Albulena Haxhiu tha se data 5, 12 dhe 19 tetor janë më të mundshmet.
Kurse, Haradinaj në postimin e tij në Facebook tha se e ka propozuar datën 12 nëntor./lajmi.net/